Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, doli në konferencën për shtyp para ndeshjes së dytë vendimtare të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër PSG.
Skuadra e tij do të përpiqet të sigurojë kalimin në çerekfinale pas fitores 0-1 në Paris, transmeton lajmi.net.
Përpara ndeshjes së nesërme foli trajneri i ekipit bavarez, duke thënë që Mbappe mund të bëjë dallimin.
“Është e qartë se qasja e PSG-së në ndeshjen e parë ndryshoi në mënyrë drastike kur ata hynë. Ai është një nga më të mirët në botë dhe është e qartë se loja ndryshon kur ai është atje. Nesër do të nisë dhe ne do të mundohemi ta ndalojmë me autobus. Sigurisht që do të duhet të jemi edhe protagonistë me topin në këmbë sepse në të kundërt do të vuajmë shumë”, tha gjermani në lidhje me francezin.
Tutje, Nagelsmann tha se do të përpiqen të ndalojnë Messin.
“Ne do të duhet të reduktojmë hapësirat pas mbrojtjes sonë për t’i parandaluar ata të vrapojnë. Prandaj, është gjithashtu thelbësore të parandalojmë Messin që të marrë dhe, në të njëjtën kohë, të jemi të kujdesshëm kur shtypni dhe mos parakaloni shumë mbrojtjen tonë”, u shpreh ai.
Kujtojmë që ndeshje ndërmjet Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain zhvillohet nesër, nga ora 21:00./




