Shyhrete Behluli kujton rininë, ja çfarë i tha vjehrra

Shyhrete Behluli, e ftuar në emisionin “Libero”, me Resul Sinanin, tregoi për të kaluarën e saj.

Një detaj që nuk e la pa përmendur është edhe raporti me vjehrrën.

Si nusja më e madhe, ajo tregon se vjehrra nuk e ka lënë të punoj, punët e shtëpisë duke i përfunduar vetëm, që Shyhretja të rregullohet dhe të dalin nëpër gra te fqinjëve për kafe.

Ajo e cilëson vjehrrën si krah të djathtë, dhe që i ka ndihmuar shumë edhe në karrierën e saj, duke u kujdesur për fëmijët.