Përfundon sezoni për Neymar Jr, reagon braziliani

Ylli i PSG-së, Neymar reagon ndaj lajmeve që do t’i nënshtrohet një operacionit në kyçin e këmbës, ndërsa ai përballet me humbjen e pjesës tjetër të sezonit.
Paris Saint-Germain konfirmoi që anësori brazilian do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit, pasi do t’i nënshtrohet një operacioni në kyçin e këmbës.

Pas konfirmimit të lajmit, ka reaguar edhe vetë lojtari, duke thënë që do rikthehet më i fuqishëm.

“Do të rikthehem edhe më i fuqishëm”, shkroi ai në rrjetet e tij sociale/

Neymar pësoi një lëndim kundër Lille më 19 shkurt dhe u pa duke ecur me paterica gjatë ndeshjes së PSG-së në Ligue 1 kundër Nantes.

Braziliani tani ka pësuar katër lëndime në kyçin e këmbës në katër vjet dhe ka bërë vetëm më shumë se 20 paraqitje në ligë një herë në gjashtë sezonet e fundit.