Osimhen ëndërron të luajë në Premier Ligë, Man United ‘fërkon duart’

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen ka treguar që ëndërron që një ditë të luaj në Premier Ligë.
Osimhen është një nga lojtarët më të komentuar të momentin në botën e futbollit.

Ai po udhëheq sulmin e Napolit në rrugëtimin e tyre drejt ‘Scudetos’.

Forma e tij e lartë ka bërë që shumë ekipe të monitorojnë atë, përfshirë këtu edhe gjigantin Man United.

Por, një lëvizje e tij drejt ‘Old Trafford’ mund të ndodhë, pasi është vetë lojtari që ka treguar që ëndërron që një ditë të luajë në ligën angleze.

“Po punoj shumë që një ditë të arrij ëndrrën time për të luajtur në Premier Ligë.

Është një proces dhe unë thjesht dua të vazhdoj këtë moment, Serie A është në një nga pesë ligat më të mira në botë dhe është një ndjenjë e mrekullueshme për mua”, tha nigeriani.

Kujtojmë që është Erik ten Hag ai që po këmbëngul për transferimin e Osimhen drejt ‘Djajve të Kuq’.