Ylli i Milanit, Rafael Leao i është ofruar Real Madridit, megjithatë një lëvizje e tij në ‘Bernabeu’ nuk pritet të ndodhë.
E ardhmja e Leaos vazhdon të komentohet, pasi ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me ‘Rossoneri’.
Ai ka qenë i lidhur me transferim në disa ekipe së fundmi edhe te gjiganti spanjoll Real Madridi.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, agjenti i Rafael Leao, Jorge Mendes i ka ofruar lojtarin Realit, por marrëveshja nuk ka gjasa të realizohet, transmeton lajmi.net.
Real Madrid tashmë ka Vinicius Junior, një nga lojtarët e rinj më të mirë në botë, i cili luan në të njëjtin pozicion me Leao.
Për më tepër, ‘Los Blancos’ kanë prioritet një lëvizje për Jude Bellingham të Borussia Dortmund, i cili do të kushtojë të paktën 120 milionë euro sipas raporteve.




