Ronaldo tradhtoi Georgina-n? Sqarohet futbollisti

Cristiano Ronaldo ka mohuar akuzat se ka tradhtuar Georgina Rodriguez me një influencuese venezuelas, duke i quajtur pretendimet “plotësisht të rreme”.

ÇFARË NDODHI? Blogerja, e cila quhet Georgilaya, ka bërë akuza ndaj pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në rrjetet sociale. Ajo pretendon se ka fjetur me superyllin portugez në mars 2022.

PANORAMA MË E GJERË: Georgilaya pretendon se Ronaldo i ka shkruar për t’u takuar gjatë mbledhjeve kombëtare, dhe për ketë tregon selfie që kanë bërë. Amerikano-jugorja shkruan në Instagram: “Kur lexova mesazhin, mendova se po të shkoja atje thjesht do të bisedonim, do të njiheshim më mirë, mbase mund të bëja disa foto të tjera. Nuk e mendoja se në atë situatë do të bënim seks. Fakti është se ka ndodhur. U miratua nga ana ime, por pavarësisht kësaj u ndjeva e manipuluar nga fama dhe fuqia e Cristiano Ronaldos”.

MË SHUMË: Një zëdhënës i Ronaldos i ka thënë The Sun: “Kjo është krejtësisht e rreme dhe shpifje”.

ÇFARË KA TJETËR? Georgilaya ka postuar një sërë fotografish në llogarinë e saj në Instagram, në të cilat shihet me Ronaldon. Futbollisti 38-vjeçar, i cili aktualisht luan me Al-Nassr në Arabinë Saudite, ka qenë në lidhje me Georgina Rodriguez që nga viti 2016.