Duket si 50-vjeçar, lojtari afrikan fitoi çmim në turneun e ekipit kombëtar të të rinjve

Në të kaluarën ka ndodhur në disa raste që futbollistët me origjinë afrikane të akuzohen për falsifikim të pasaportave dhe moshës, ndërsa rasti më i fundit ka të bëjë me portierin e Kombëtares U-20 të Sudanit të Jugut, Goodëill Simon, më saktë Goodëill Jusuk Simon Sabia.

Në Egjipt po luhet Kupa e Afrikës për kombëtaret deri në 20 vjeç dhe Sudani i Jugut ka arritur fitoren e parë, ndaj Republikës së Afrikës Qendrore me rezultat 1:0, transmeton lajmi.net.

Merita e madhe për këtë i takon Goodëill Simon, i cili shkëlqeu në portë dhe dha një kontribut të madh në këtë triumf historik dhe në fund mori çmimin lojtari i ndeshjes.

Mirëpo, ai nuk tërhoqi vëmendjen e publikut vetëm me një lojë të mirë, por edhe me pamjen e tij, pasi sipas informacioneve ai është vetëm 18 vjeç dhe duket shumë më i madh se kaq.

Pikërisht për këtë u ngrit pyetja se sa vjeç është dhe me atë rast u shpreh gazetari sportiv nigerian Bajur Ajzea i cili tha se ai është 18-vjeçar./Lajmi.net/