Kanë mbetur edhe pak ditë prej finales së madhe së “Big Brother VIP Kosova”.
Drejt fundit e tensionet mes banorëve janë rritur, shkruan lajmi.net.
Mbrëmjen e kaluar u mbajt darka e të nominuarve.
Një debat i ashpër mes Xhulit dhe Vedatit është dëgjuar mbrëmë teksa edhe fjalët e rënda nuk kanë munguar.
Debati i tyre kishte të bënte pikërisht me luftën në Kosovë dhe ikjen nga vendi gjatë asaj kohe.
Xhuli ishte ajo e cila kishte thënë në spektakël se Vedatit duhet t’i vijë turp dhe jo të krenohet me faktin se ka qenë refugjat në kohën e luftës në Kosovë, në vend që të luftonte.
Ndërkohë Vedati nuk është duruar dhe në një moment e ka ofenduar duke i thënë “komandante e Dubait”, duke iu referuar stilit të saj të jetës.
Lidhur me këtë ofendim ka reaguar këngëtarja e njohur me origjinë nga Drenica, Leonora Jakupi.
Ajo ka publikuar një fotografi të bashkëvendases së saj në InstaStory, duke shkruar: “Ofendimet ndaj një gruaje janë të patolerueshme”./Lajmi.net/





