MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar për armëmbajtje pa leje 29-vjeçarin D.Z. nga Novosella e komunës së Zelenikovës në Shkup, përcjell TV21. Nga MPb thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
“Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie tip “Escort Magnum”, një karabinë “Ceska Zbrojovka” me shënjestrues optik, 30 fishekë dhe gjashtë gëzhoja, të cilat i posedonte pa leje”, thonë nga MPB./tv21.tv





