Qeveria ka vendosur të ndërmerr masa shtesë për shkak të situatës me Koronavirusin në Dibër dhe në Qendrën Zhupa, kurse si masë është duke u shqyrtuar edhe vendosja në izolim të përgjithshëm të këtyre dy komunave.
“Lidhur me situatën e krijuar dhe transmisimin lokal me përhapjen e sëmundjes COVID-19 në territorin e komunave Dibër dhe Qendra Zhupë, angazhohet Ministria e shëndetësisë, në bashkëpunim me qendrën për shëndet publik, të marë masa shtesë për mbrojtje nga përhapja e këtij virusi, respektivisht të mobilizohen ekipet mjekësore me epidimiolog nga Ohri dhe një infektolog ose mjek (ose infektolog që është i punësuar te banjat Capa të vendoset në shërbim për qendrat e shëndetit publik). Për këto masa të dorëzohet raport deri në fund të ditës së sotme, me qëllim që Ministria e shëndetësisë të publikojë kumtesë parandaluese në territorin e komunës Dibër dhe Qendra Zhupë, për mundësinë e vendosjes së karantinit”, thuhet në konkluzën e Qeverisë.
Lajme Dibra mund të izolohet tërësisht për shkak të koronavirusit