De Zerbi zëvendësoi Potter te Brightoni, por mund ta bëjë edhe në Chelsea

Chelsea thuhet se po mendon të punësojë trajnerin e Brighton, Roberto De Zerbi për të zëvendësuar Graham Potter sezonin e ardhshëm.
Trajneri italian nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me Brighton në shtator duke zëvendësuar Potterin që ishte bashkuar me ‘Blutë’.

Sipas ‘Football Insider’, dy trajnerët mund të kryqëzohen sërish në ‘Stamford Bridge’ pasi Roberto është në listën e kandidatëve të Chelsea për të zëvendësuar Potterin nëse ai shkarkohet, transmeton lajmi.net.

47-vjeçari ka fituar vetëm nëntë nga 26 ndeshjet e tij me klubin londinez, ndërsa De Zerbi, ka një fitore më shumë në 21 ndeshje në krye të Brighton.

Sipas raportit, Roma po konsideron gjithashtu De Zerbin për sezonin e ardhshëm nëse Mourinho largohet dhe e njëjta gjë vlen edhe për Tottenhamin duke pasur parasysh se e ardhmja e Antonio Contes në Londrën Veriore mbetet e pasigurt me një kontratë që skadon më 30 qershor.