Xhuli vazhdon t’i provokojë banorët me deklaratat që ajo bën në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.
Ajo është tejet aktive në diskutimet e saj me banorët e tjerë, e sidomos kishte debate të forta me Stresin, me të cilin tashmë janë miq, shkruan lajmi.net.
Xhuli së fundmi në një bisedë e sipër me disa nga banorët e shtëpisë, është nervozuar aq shumë sa i ka ngacmuar duke iu thënë se do t’i nxjerr të gjithë një e nga një.
Ajo e sheh veten si një lojtare të fortë dhe pretendente për ta fituar këtë lojë, e cila si shpërblim ka çmimin prej 200 mijë eurosh.
“Tanëve një nga një ka me ju qit”, ka thënë ajo./Lajmi.net/




