Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës e përshëndesin marrëveshjen e djeshme në Bruksel, mirëpo, sipas tij, nuk u bë reciprociteti siç premtoi Kurti.
Arifi, në një postimi në Facebook, shkroi se askund në atë marrëveshje nuk u përmend Lugina e Preshevës dhe asnjë garanci nga Serbia, sipas tij, për të ndalur diskriminimin.
“Ne, shqiptarët e Luginës së Preshevës, përshëndesim marrëveshjen e djeshme në Bruksel. Por, nuk ka reciprocitet siç premtoi Kurti, nuk përmendet askund në marrëveshje Lugina e Preshevës dhe asnjë garanci nga Serbia për të ndalur diskriminimin dhe pasivizimin e adresave.Urime të gjithëve! Zoti na ndihmoftë”, ka shkruar Arifi në Facebook.




