Bëhet virale videoja ku Luizi u paraqit për herë të parë në TV, në “Ethet e së premtes”

Luiz Ejlli është një nga konkurrentët më të përfolur të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Ai bëri një shqiptari për vete me lojën dhe humorin e tij, shkruan lajmi.net.

Shumë prej njerëzve edhe nuk e kanë njohur Luizin.

Karrierën e tij ai e ka filluar  qysh në spektaklin e talenteve, “Ethet e së premtes”, që dikur ngërthente para ekranit plot shikues të RTSh-së.

E kur jemi te ky spektakël i talenteve, në kanalin YouTube është publikuar një video nga momenti kur Luizi ishte prezantuar për herë të parë në “Ethet e së premtes”.

Kjo video tashmë ka kapur mbi 180 mijë klikime.

Luizi përndryshe më pas fitoi Festivalin e RTSh-së në dhjetorin e vitit 2005 dhe përfaqësoi Shqipërinë në ‘Eurovision 2006’ me këngën “Zjarr e ftohtë”./Lajmi.net/