Enrique me kushte për Chelsean: I kërkon katër transferime, por jo njërin me të cilin është kryer marrëveshja

Luis Enrique raportohet se është i gatshëm të marrë drejtimin e skuadrës së Chelseat, si zëvendësues i Graham Potterit që po kalon nëpër një formë të dobët rezultatesh.

Trajneri spanjoll është i papunë që kur u shkarkua nga Spanja, pas një rrugëtimi të dobët në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Katar.

Por, kjo nuk e ka penguar Todd Boehlyn dhe bashkëpronarët e tjerë që t’i kthejnë sytë nga Enrique.

Sipas asaj që raporton Fichajes, spanjolli është i gatshëm të shkojë në Stamford Bridge, por ka kushte.

Ai kërkon katër transferime, ndërsa bëhet e ditur se nuk dëshiron që Christopher Nkunku të jetë pjesë e Bluve.

Strategu preferon Joao Felixin që është në huazim nga Atletico Madridi deri në fund të këtij sezoni dhe dëshiron që lëvizja të bëhet e përhershme.

Por, Nkunku tashmë ka kompletuar kalimin te Chelsea dhe do t’u bashkohet atyre në verë nga RB Leipzig.