Xhuli: Kam shumë material për banorët e tjerë

Xhuli vazhdon të jetë banorja më e komentuar në “Big Brother VIP Kosova”.
Deklarata të shumta jep ajo kohë pas kohe të cilat bëhen virale, shkruan lajmi.net.

Së fundi ajo ka thënë se ka shumë material për banorët e tjerë të shtëpisë.

Këtë deklaratë ajo e ka bërë gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme me Stresin në dhomën e gjumit.

Ndryshe ajo dhe Stresi tashmë janë bërë miq.