Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdiu – Tuna, është rikthyer pas një kohe të gjatë me një rrëfim për jetën dhe karrierën.
Ajo ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Pitër Pan”, ku tregoi detaje nga jeta, shkollimi e po ashtu dhe muzika.
Në një nga pyetjet që iu drejtua nga gazetarët e vegjël, ajo zbuloi se ka diplomuar në Komunikim Masiv në Universitetin New York të Selanikut, e megjithatë zgjodhi rrugën e këngës.
Foto: Screenshot/YouTube
Ajo u shpreh se momentin që ka marrë diplomën, ja ka dorëzuar të atit dhe i ka thënë që pavarësisht fushës së studimit, ajo do të bëhej këngëtare.
“Tuna, ti ke studiuar në Universitetin New York University Selanik për gazetari. Pse zgjodhje këngën Tuna, ti mund të kishe qenë këngëtare fantastike?”, ka qenë pyetja drejtuar artistes nga Maqedonia.






