Ministria e Punëve të Brendshme informon se janë kryer të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme për vendosje eksplozivi në 49 shkolla dhe në një institut rehabilitimi në Shkup, ku nga kontrollet e konstatuara kanë rezultuar se të gjitha këto kërcënime me bombë ishin të rreme.
“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë marrë masat dhe veprimet e duhura nga punonjësit e policisë, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ekipet antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme.”- thuhet në njoftimin e MPB-së.
Lajme Të gjitha raportimet e sotme për bomba kanë rezultuar të rreme




