Vedat Bajrami i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP, disa javë më parë.
Ai tashmë shquhet për humorin e tij, ndërsa brenda ka rrëfyer për publikun edhe gjëra interesante.
Aktori i njohur së fundmi ka folur gjatë për luftën në Kosovë, teksa ia tregoi Melisa Lleshit disa ngjarje që kanë ndodhur në vend më shumë se 23 vjet më parë.
Foto: Screenshot/YouTube
Humoristi mes tjerash i tha këngëtares se ‘Serbia ende mendon se Kosova është e saj’, por që kjo as në ëndërr nuk i del më.
“Lufta nuk ka filluar vetëm në 98-99. Lufta ka filluar moti. Moti kanë filluar sulmet për shqiptarët. Edhe sot vetëm se nuk ka fuqi se jemi bërë shtet, jemi fuqi, kemi KFORI-n këtu, kemi forcat e NATO-s. Ne si Kosovë nuk jemi pranuar në NATO, por NATO-n e kemi brenda”, u shpreh Bajrami.






