Harry Styles po vazhdon me performancat e tij nëpër vende të ndryshme dhe këtë herë ndodhej në një koncert në Australi.
Krijuesi i hitit “As It Ëas” bëri shfaqjen e tij të parë në Perth të hënën mbrëma dhe mahniti fansat teksa piu nga atletet e tij të markës Adidas.
“Kjo është një nga traditat më të neveritshme që kam dëgjuar ndonjëherë”, tha Styles, duke iu referuar ‘këpucës’, e cila u popullarizua nga shoferi i Formula 1, Daniel Ricciardo.
Foto: TikTok
Videot e publikuara nga fansat tregojnë ish-yllin e “One Direction”, 29 vjeç, duke mbushur këpucën e tij me një pije alkoolike, përpara se të pinte në skenë pranë të gjithëve.
“Ndjehem si një person tjetër”, tha ai ndërkohë që po mbante atletet Adidas x Gucci prej 700 eurosh.
“Ndihem i turpëruar nga vetja. Ndihet kaq personale. Një moment kaq intim për t’u ndarë me kaq shumë njerëz”, vazhdoi ai.
Foto: TikTok
“Unë do ta diskutoj këtë me terapistin tim gjatë. Gjerësisht”.
Fansat reaguan shpejt në rrjetet sociale pasi videot nga koncerti filluan të qarkullojnë në internet.
Foto: Backgrid
Nuk është hera e parë që Harry merr vëmendje të madhe në skenë për shkak të veprimeve të tilla.
Ai po ashtu komentohet vazhdimisht edhe për paraqitjet, veshjet e veçanta me të cilat shfaqet.
@miggofest Harry, you were amazing #harrystyles #hslot #perth #fyp #foryou #harrystylesloveontour
 
		






