Dafina: E lashë pas një lojë me intriga të krijuara nga vetëm një person

Dafina ishte banorja që e la së fundmi shtëpinë, andaj siç është bërë zakon, edhe sonte banorja e eliminuar dha mesazhe për banorët brenda.

Dafina tha se e la pas një lojë me shumë intriga, që, sipas saj, krijoheshin nga një person i vetëm, e që s’është e vështirë të aludohet se për kë e kishte fjalën.

“E lashë një lojë me shumë intriga, rrena e shumëçka tjetër, që krejt i bënte veç një njeri. Kam pasur një eksperiencë shumë të mirë në shtëpi”, ka thënë Dafina.

Për Gresën, Dafina tha se është shpirt engjëllor, Brunos i tha të vazhdojë me lojën e tij, për Artën tha se është shumë e mirë, ndërkaq për Andin tha të distancohet pak nga Gresa për të vazhduar lojën ndaras.

“Vedati nuk je njeri, por dukat”, u shpreh Dafina, ndërkaq për Mbresën tha se është shumë e mirë, vetëm që nuk duhet të shkojë në hapat e Julianës.

Për Blastën e Melisën tha se do të ishte më mirë të dilnin jashtë.

Ndërkaq, siç edhe pritej, për Julianën tha se s’ka koment, duke ironizuar edhe me emrin e saj.

“Për ty Xhylie pa koment jam”, shtoi ajo.