Fjolla Morina vë në fokus format joshëse të trupit teksa sjell imazhe të reja në bikini

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina është çdo herë në qendër të vëmendjes për jetën e saj private dhe postimet që herë pas here bën në rrjete sociale.

Kështu ka vepruar edhe së fundmi teksa solli disa fotografi të reja për admiruesit e saj në llogarinë e Instagramit.

Këtë herë, Fjolla pozoi joshës e veshur me një palë bikini njëpjesësh ndërsa ekspozoi linjat dhe tatuazhin gjigant në këmbë.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Në fotot e fundit Fjolla shfaqet me flokë bionde teksa bikini i përshtati me një palë çizme të gjata deri mbi gjunjë me ngjyrë të zezë.

Këngëtarja dukej më në formë se kurrë më parë ndërsa nuk munguan as komentet e shumta nga ana e fansave dhe miqve të saj.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

“Ndonjëherë aq baksuze jam që edhe maca e zeze tutet prej meje mos po ia prej udhën” , ka shkruar Fjolla në mbishkrimin e imazheve.

Ndryshe, këngëtarja vitin e kaluar ishte në fokus edhe për marrëdhënien e saj me Fisnik Sylën, me të cilin u martua në një ceremoni private në Maldive, por vetëm pak muaj më pas njoftuan ndarjen. /Telegrafi/