Llukarevska për vendimin në Strasburg: Sundimi i ligjit fitoi

Nënkryetarja e LSDM-së dhe drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska, sonte në “10 minuta” në TV21 e ka komentuar vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për abolimin e ish-presidentit Gjorgje Ivanov.

“Sundimi i ligjit fitoi sepse sundimi i ligjit është një nga kushtet për raportet pozitive që duhet të marrim nga Komisioni Evropian”, tha Llukarevska.