Mbledhja e ministrave evropianë të Mbrojtës për furnizimet më armë të Ukrainës, gëzoi presidentin e këtij vendi.
Megjithatë, Volodymyr Zelensky kërkoi veprime më të shpejta të dërgesave të armëve, tani kur Rusia po e shfrytëzon situatën aktuale të mungesën së municionit ukrainas.
“Ata janë me nxitim. Sepse e dinë se bota është akoma më e fortë, por duhet kohë për të grumbulluar forcën e saj. Prandaj, shpejtësia është shumë e rëndësishme. Shpejtësia në gjithçka, në vendimmarrje, në zbatimin e vendimeve, në dorëzim, në stërvitje. Shpejtësia shpëton jetë, shpejtësia rikthen sigurinë”, deklaroi Zelensky.
Një datë të caktuar të furnizimi me armë nuk e tha kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kjo edhe pse e quajti luftën e Rusisë në Ukrainë si kriza më e madhe e sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në gati njëvjetorin e nisjes së kësaj lufte, Komisioni Evropian propozoi paketën e dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë.
BE-ja synon të ndalojë më shumë mallra industriale dhe komponentë elektronikë që mund të përdoren nga ushtria ruse. Unioni njoftoi edhe se shtatë entitete iraniane që ofrojnë dronë për Moskën janë në mesin e listës së sanksioneve.




