Mbrëmë nuk ra në sy, por në veshjen e Kiarës kishte një dedikim special për Luizin

Kiara Tito mbrëmë ka shkëlqyer teksa ka pranuar dhuratën më të bukur të jetës.

Luizi i ka kushtuar saj këngën më të bukur, teksa ia ka kënduar edhe gjatë “prime-t”, shkruan lajmi.net.

Ani pse çifti dukeshin tejet elegant në “Ditën e të Dashuruarve”, një detaj në fustanin e Kiarës nuk e kemi vërejtur.

Kiara kishte bërë një “dedikim” për Luizin, në fustanin e saj të kuq.

Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, në anën e majtë të tij, ishte qëndisur shkronja L./Lajmi.net/