Tre shtetas të Kosovës arrestohen në “Tabanoc”, tentuan të kalojnë kufirin me pasaporta të huaj

Në orët e para të ditës së sotme në pikën kufitare “Tabanoc” janë arrestuar 3 persona nga Kosova, pasi të njëjti në kontrollimin e dokumenteve kanë paraqitur dokumente identifikimi të personave tjerë, përcjell TV21. Shtetasit e Kosovës i janë dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB-Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

“Me datë 15.02.2023 në ora 02:00 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.E.(18), B.L.(22) dhe M.I.(23), të gjithë nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se të tre kanë dorëzuar dokumentet e udhëtimit të personave të tjerë për kontroll”, thonë mes tjerash nga MPB.