Dauti: Dragan Daravellskit i’u mundësua rigjykimi, Agimi Islamit JO (Video)

Ramiz Dauti, dëshmitar në rastin “Alfa”, thotë se është koha e fundit që ky proces gjyqësor të nis nga fillimi për shkak të dëshmive që dolën nga superekspertiza e bërë kohë më parë. Në një prononcim për gazetën LAJM, Dauti ka paralajmëruar organizmin e protestave nëse së shpejti nuk nis rigjykimi për rastin “Alfa”.

“Rasti “Alfa” aktualisht me 10 shkurt ka arritur në Gjykatën Themelore dhe mendoj që janë ditët e fundit për me u marrë vendimi, sepse 16 muaj është vonuar kërkesa jonë për rigjykim të rastit. Pritet në çdo moment të na informojnë , të mblidhet Këshilli Gjyqësor apo si është rregulli për me u marrë vendimi”, tha Dauti për gazetën LAJM.

Ai, më tutje ka shtuar se gjyqësori në Maqedoninë e Veriut përdorë standarde të dyfishta në proceset gjyqësore për shqiptarët dhe maqedonasit.

“Rasti i fundit jeni edhe ju dëshmitar me Dragan Dravellskin, ish drejtorin e Doganave, të cilit procesi i njejtë i mundësohet rigjykimi i rastit. Unë mendoj që kjo është tendencioze, sepse ky quhet Agim ai quhet Dragan, dallimi është ky fillimisht pastaj procedurat tjera. Neve 16 muaj na zvarritet për arsye të ndryshme lënda, tani Dragan Dravellski e merr rigjykimin për 15 ditë dhe sot është qytetar i lirë”, tha Dauti për gazetën LAJM.