Ish i dashuri i Rina Balaj ka vdekur? Pamjet sjellin dyshimin

Mediat kryesore greke po hedhin dyshime se këngëtari i njohur shqiptar Sin Boy ka ndërruar jetë pas një mbidoze narkotike, në moshën 29 vjeçare.

Teodor Agustin Gega, i njohur si Sin Boy, është një reper, këngëtar dhe kantautor në Greqi me origjinë shqiptare.

Agustin Gega lindi më 18 gusht 1994 në Berat dhe fitoi njohje të madhe pas publikimit të këngës së tij “Draco”.

Gega filloi hapat e para të muzikës kur ishte 18 vjeç. Në vitin 2016, ai u arrestua nga policia greke për posedimin e 300 gramë drogë, siç njoftonin mediat greke.

Ai në Kosovë u njoh edhe si i dashuri i këngëtares, Rina Balaj.