Luizi bën thirrje që të ndihmohen të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Luizi gjatë ditës së sotme ka bërë thirrje për të ndihmuar të gjithë të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Këngëtari teksa ka kërkuar të ndihmohet ka krahasuar edhe tërmetin në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

“Mirëmëngjesi të gjithëve, meqenëse sot është zi kombëtare për rastin e tmerrshëm në Turqi, shpresoj shumë që numri të mos jetë rritur dhe ju bëjë thirrje të gjithëve që kush ka mundësi që të kontribuoj sado pak sepse edhe ata na janë gjendur pranë kur na ndodhi edhe neve e njëjta fatkeqësi, të ndihmojmë sa më shumë që të mundemi”, tha Luizi.

Këtë e bëri pasi nga banorët u kërkua që të solidarizohen që të mblidhen sa më shumë ndihma./Lajmi.net/