Federata e Futbollit të Turqisë ka njoftuar se ka vdekur portieri i ekipit amator, Derikspor, Muhamed Seyid Orhan.
Vdekja e tij ka ardhur si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë, e prej të cilit aktualisht raportohen mbi 28 mijë persona të vdekur.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë se Muammed Seyid Orhan, portieri i Derik Sporit, një klub amator, ka vdekur nga tërmeti që goditi vendin tonë”, thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv
Para disa ditësh nga tërmeti 7.8 ballë ka vdekur edhe portieri i skuadrës Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan.
Lajmi ishte konfirmuar nga trajneri i kësaj skuadre, Yilmaz Vural.





