Tre lojtarë mund të largohen nga Chelsea

Chelsea po përgatitet të largojë tre lojtarë nga ekipi.
Në dy merkatot e fundit ‘Blutë’ e Londrës kanë qenë mjaft produktiv, duke bërë blerje të shumta.

Por, ardhjet e reja në klub shkaktojnë problem për lojtarët e vjetër, pasi mund të mos kenë më hapësira të nevojshme për të luajtur.

Sipas informacioneve nga ‘ESPN’, ekipi londinez planifikon të hapë ‘derën e daljes’ verën e ardhshme në mënyrë që t’u lërë vend nënshkrimeve të shumta dhe të shtrenjta që ka bërë gjatë këtyre dy dritareve të fundit.

Në këtë kuptim, i pari i sakrifikuar do të ishte Christian Pulisic. Sulmuesit amerikano-verior i ka mbetur pa hapësira në ‘Stamford Bridge’ me ardhjen Noni Madueke dhe Mykhailo Mudryk.

Kontrata përfundon në vitin 2024 dhe nuk flitet për një rinovim, ndaj gjithçka duket se tregon se do të kërkohet një rrugëdalje.

Përveç tij të rrezikuar janë edhe Hakim Ziyech dhe Pierre Emerick-Aubameyang që po shihen si përjashtime të tjera të mundshme.