Anësori i Real Madridit, Vinicius Junior, është shpallur lojtari më i mirë në Kupën e Botës për Klube.
Vini ishte lojtari kyç i Realit në rrugëtimin e tyre drejt trofeut të pestë të Kupës së Botës.
Braziliani shënoi gjithsej tre gola në turne, një në ndeshjen kundër Al-Ahly (4:1) në gjysmëfinale, dy në finale kundër Al Hilal (5:3). Gjithashtu ai dha një asistim.
Për paraqitjen e tij në këtë turneun në Marok, Vinicius mori Topin e Artë.
Topi i Argjendtë i shkoi mesfushorit të klubit mbretëror, Federico Valverde, kurse ai i Bronzit shkoi për sulmuesin e Al Hilal, Luciano Vietto.




