Debati mes Vivienit dhe Julianës, ku kjo e fundit iu drejtua kundërshtares së saj në Big Brother Vip Kosova se “s’ka shëpi” ka përfshirë edhe banorë të tjerë.
Nuk ka nevojë të hamendësohet shumë, është Stresi, një nga personat e afërt me Vivienin, shkruan lajmi.net.
“Mos e gjykoni veten për shpia”, u drejtua Stresi. “S’kena pas mundësi krejt”, vazhdoi ai.
“Ngo knena ti njeri pa men. Dikush dikush u shantazhu. Jam krenar që kam punu për atë punë”.
E Vivien, nuk harroi t’ia përmendte Julianës edhe videon e shumëpërfolur private, me të cilën modelja thotë se ishte shantazhuar.
“Të paktën unë s’kam nxjerr asnjë video seksi për me dalë në televizor”, iu drejtua Vivien – Julianës.
“Nuk është video seksi është video intime, edhe e bëj përsëri me burrin tem nëse kam nevojë, po është tjetër sen me të shantazhu, e ty turp duhet me të ardhë”, tha Juliana. /Lajmi.net/




