Real Madridi dhe Barcelona janë përjashtuar nga takimet e La Ligës.
Siç bëhet e ditur nga mediumi spanjoll “Vozpopuli”, Javier Tebas e ka përjashtuar Real Madridin dhe Barcelonën nga takimet e La Ligas, transmeton lajmi.net.
Presidenti i La Ligas, Tebas thuhet se e ka marrë këtë vendim për shkak të përfshirjes së dy klubeve në Super Ligën Evropiane.
Barcelona dhe Reali përjashtohen nga të gjitha takimet në kuadër të ligës spanjolle në të cilat vendoset për të drejtat televizive.




