Djali i Ronaldinhos, Joao do të luajë për Barcelonën

Djali i legjendës braziliane, Ronaldihno, Joa Mendes do të luajë për Barcelonën.
Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit, Joan Laporta, transmeton lajmi.net.

Ai do nënshkruajë një kontratë të re me ‘Blaugrana’, por nuk dihet nëse do luajë në ekipin zinxhir të tyre, Juvenil B.

“Ne jemi krenarë që vazhdojmë ‘sagën’ e Ronaldinhos. Djali i tij João do të ketë një kontratë me ne, ai është i mirë – ne ende nuk e dimë nëse do të jetë me ekipin Juvenil B”, tha presidenti.

Kujtojmë që edhe babai i Joao ka qenë pjesë e ekipi katalanas gjatë karrierës së tij të bujshme në futboll.