Erdogan: Uroj mëshirën e Zotit për vëllezërit e mi që humbën jetën

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan sot vizitoi zonën Gaziantep që u godit nga tërmeti.

Erdogan njoftoi se numri i viktimave nga tërmeti në Turqi ka shkruar mbi 14 mijë, kurse numri i të lënduarve është rritur në 63 mijë e 794.

Nga ana tjetër, Erdogan njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme do të hyjë në fuqi në 10 provincat e prekura nga tërmeti pas votimit që do të mbahet sot në Kuvend.

“Sipas gjetjeve të fundit, numri i qytetarëve tanë që humbën jetën nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti arriti në 14 mijë e 14 në total. Numri i të plagosurve tanë është 63 mijë e 794 dhe siç e shihni pranë nesh, përpjekjet tona për largimin e mbeturinave vazhdojnë me përpjekje intensive. Numri i objekteve të shkatërruara u përcaktua në 6 mijë e 444. Në Gaziantep u shkatërruan 944 objekte, vdiqën 1415 qytetarë dhe u plagosën 10.395 qytetarë tanë. Edhe një herë dëshiroj t’u shpreh ngushëllimet qytetarëve tanë në të gjitha qytetet tona të prekura nga tërmeti. I uroj mëshirën e Zotit për vëllezërit e mi që humbën jetën, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, tha ai.

Në Siri janë raportuar mbi 2,900 viktima.