Gjatë pushimeve shtatëditore të Festës së Pranverës (ose të Vitit të Ri Kinez), Kina ka shënuar rreth 308 milionë udhëtime turistike brenda vendit, duke u rritur 23.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke u rikuperuar në 88.6 për qind për të njëjtën segment kohor të vitit 2019, bëri të ditur të premten ministria e Kulturës dhe Turizmit e Kinës
Gjatë kësaj periudhe, të ardhurat nga turizmi i brendshëm arritën në 375.843 miliardë juanë, duke u rritur me 30 për qind nga viti në vit dhe duke u rikuperuar në 73.1 për qind për të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Tregu kulturor dhe turistik i Kinës mbetet i qëndrueshëm dhe i rregullt gjatë festës, e cila përfundon të premten, shtoi ministria.
Gjatë pushimeve shtatëditore, hekurudhat, autostradat, rrugët ujore dhe aviacioni civil dërguan gjithsej 50.92 milionë pasagjerë, duke u rritur 83.1 për qind nga viti në vit. Fluksi i përgjithshëm i autostradave në nivel kombëtar arriti 62.592 milionë automjete, duke u rritur 29.7 për qind nga viti në vit