Lucas Moura nuk është pjesë e planeve të Tottenham Hotspur.
Moura ka kontratë me ‘Spurs’ deri në vitin 2024, dhe klubi nuk mendon të vazhdojë bashkëpunimin me lojtarin.
Kështu ka njoftuar trajneri i Tottenham, duke thënë që ata nuk kanë në plan të zgjasin kontratën me brazilianin.
“Ky është vendimi i klubit, kontrata e tij nuk do të zgjatet.
Ky sezon është një sezon i vështirë për Lucas. Sinqerisht në mendjen time kur planifikonim këtë sezon, Lucas ishte një lojtar i rëndësishëm për ne”, tha Antonio Conte.
Mbetet të shihet se ku do jetë e ardhmja e 30 vjeçarit.




