Kejvina provokon banorët duke bërë “twerk” para tyre në shtëpinë e “BBVA”

Kejvina kthella vazhdon të merr vëmendje edhe brenda “Big Brother VIP Albania 2” me provokimet e saj.

Modelja po i provokon banorët me vallëzimet e saj, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, ajo ka ofruar shfaqje me “twerk” para banorëve të tjerë të shtëpisë.

Ajo shihet duke dridhur të pasmet me shumë energji, duke treguar kështu mes të tjerash se e ka pasion vallëzimin sensual.

Kjo nuk është hera e parë që Kejvina nxit imagjinatën e shikuesve me lëvizjet e saj provokuese.