“Disfatat ndikojnë edhe në familje”, Potter në moment kritik: Është e dhimbshme!

Një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit të Premier League, vendi i dhjetë në kampionat dhe shumë larg katër skuadrave të para, pa harruar edhe eliminimin në FA Cup. Sezoni i Chelsea-t është në pikën më kritike me trajnerin Graham Potter që ka nisur të ndjejë presionin me teknikun 47-vjeçar që e thotë hapur se tashmë disfatat në fushë me “Blutë e Londrës”, po nisin të ndikojnë edhe në familjen e tij.

“Ndryshimi ka të bëjë me sfidën dhe ne te Chelsea duhet të përballemi me këtë fakt. Është diçka që e prisja, është shumë e vështirë. për mua është ndoshta puna më e vështirë në karrierë, e di që tifozët presin shumë sidomos kur pasoj një trajner si Tuchel që fitoi Champions League me Chelsean.

Ajo që drejtuesit e kanë kaluar bënë me klubin ishte e mrekullueshme, por tashmë ka nisur një cikël i ri. E kuptoj dhimbjen e tifozëve, edhe unë pas një disfata nuk jam një person i mirë për t’u shoqëruar. Disfata është e dhimbshme sepse ndikon edhe në familjen time. Megjithatë, ata më njohin dhe në fund të ditës, edhe unë jam thjesht një qënie njerëzore”, u shpreh Potter.