Ganja mbrëmë u bë pjesë e “BBVK”, e sot ajo zhvilloi bisedë me Stresin.
Ajo i tregoi se sa e vlefshme është për të shoqëria, shkruan lajmi.net.
Ajo tha se shoqëria duhet mbajtur, duke shtuar se është shumë e lumtur për njerëzit që e rrethojnë.
“Unë mendoj se shoqnia duhet me u mbajtë. Nëse ti ia kushton dikujt edhe dëshpërohesh prej atij njeriu, ai është sendi më i keq, se ti po e humb kohën, po e jep jetën për atë njeri. Kështu që unë jam e lumtur që i kam”, u shpreh Ganja.




