Edin Dzeko po bëhet shpejt sulmuesi më i besueshëm i Interit dhe me vetëm gjashtë muaj të mbetur nga kontrata e tij aktuale, është e paqartë nëse ai do të qëndrojë me ‘Nerazzurrët’ për sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi boshnjak iu bashkua klubit milanez në gusht 2021 nga Roma në një marrëveshje me vlerë rreth 2.8 milionë euro, duke shtuar një veteran me përvojë në skuadrën e Simone Inzaghit. Në sezonin e tij debutues, Dzeko shënoi 17 gola dhe dha 10 asistime në 49 paraqitje, duke qenë një anëtar i rëndësishëm i ekipit.
Dzeko ishte përsëri krijuesi i diferencës në fitoren kyçe 1-0 të Interit ndaj Napolit të mërkurën, duke shënuar një goditje me kokë pak para orës për ta udhëhequr skuadrën drejt fitores. Edhe pse Romelu Lukaku u rikthye mes shumë bujë gjatë verës, veterani boshnjak ende po e dëshmon veten si sulmuesi më i besueshëm në skuadër.
‘Calciomercato.com’ detajon se si Dzeko refuzoi një ofertë të fundit për kontratë nga Interi, kur ata i ofruan atij një marrëveshje njëvjeçare me paga më të ulëta se sa fiton aktualisht. Edhe pse ai refuzoi ofertën, ish-lojtari i Manchester City dëshiron të qëndrojë me klubin dhe e bëri të qartë pozicionin e tij.
Dzeko informoi drejtuesit e ‘Nerazzurrëve’ se do të ishte i gatshëm të nënshkruante një kontratë të re njëvjeçare me të njëjtat shifra si marrëveshja e tij aktuale dhe se do të dëshironte të shtynte bisedimet deri në fund të sezonit.
I mbetet tashmë Interit dhe të vendosin nëse duan të vazhdojnë t’i besojnë veteranit boshnjak apo jo.




