Mesditën e së premtes janë dëgjuar të shtëna me armë në fshatin Gotovush të Shtërpcës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga këto të shtëna kanë mbetur të plagosur dy persona, nga persona të panjohur të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur një 11 dhe 31 vjeçar.
“Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetine Graçanicës. Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Bëhet e ditur se janë marrë të gjitha veprimet nga policia , policia e rendit e më pas hetuesit policor dhe krimtekniket nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga PTH-Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë nisur hetimet në kërkim dhe kapjen e personave të dyshuar.
Aktualisht rruga që çonë për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes.




