Autoritetet në Republikën Srpska (RS) – entiteti serb në Bosnje dhe Hercegovinë (BeH) – do të festojnë 9 janarin për dy ditë rresht këtë vit, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese të BeH-së e cila e shpalli festë anti-kushtetuese, gjë që shkaktoi tensione të reja në vend.
Ishte ky njoftim që shkaktoi tensione shtesë dhe disa shoqata boshnjake si “Beretat e Gjelbra” njoftuan se do t’i ftonin anëtarët e tyre të vetëorganizoheshin dhe të vendosnin barrikada në rrugët që çojnë drejt Sarajevës nëse policia nuk vendosë pika kontrolli për të monitoruar se kush hyn nga Sarajeva Lindore.
Këtyre kërkesave iu përgjigj të enjten ministri i Punëve të Brendshme të Federatës së BeH-së, Aljosha Campara, i cili deklaroi se Kushtetuta e BeH-së garanton lirinë e lëvizjes në të gjithë territorin dhe vendosja e pikave të kontrollit në vija etnike është e ndaluar shprehimisht me dispozitat e Marrëveshjes së Dejtonit.




