Boks/Don Emini, kampion i ri i Norvegjisë në boks

Lajme të mira vijnë nga Norvegjia. Boksieri i talentuar shqiptar, Don Emini është shpallur kampion i Norvegjisë për vitin 2020.

Talenti shqiptar me origjinë nga Shkupi në kategorinë deri me 69 kg në finale e kampionatit norvegjez, i mbajtur në Trondheim e mposhti ish kampionin Ruslan Shidokaev.

“Boksieri i KB Shkupi, Don Emini në Trondheim fitoj në finalen e kampionatit të Norvegjisë kundër ish kampionit Ruslan Shidokaev dhe u shpall kampion i Norvegjisë për vitin 2020. Urimeeee Donii”, ka shkruar trajneri i KB Shkupi, Naser Haruni.