Edhe sot parking falas në disa pjesë të Shkupit

N.P.  “Parkingu i Qytetit” – Shkup informon se gjatë festave të Vitit të Ri, gjegjësisht më 1 dhe 2 janar, në parkingjet publike “Naroden Front”, “AMSM”, “Dom na Peçat”, “ZOIL”, Kombinati i Duhanit dhe 8 Shtator nuk do të paguhet.

NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup thekson se edhe hapësirat publike të destinuara për parkim (parkingje zonale) do të jenë të lira për parkim pa pagesë më 1 dhe 2 janar.

Derisa, “Koço Racin”, Spitali i Qytetit, Qendra Klinike “Nënë Tereza”, “Treska”, si dhe garazhet në kate  “Beko” dhe “26 Korriku”, do të punojnë me orar të rregullt 00:00 – 24:00 dhe me pagesë të rregullt.