Atletico ia cakton çmimin Joao Felixit, të cilin e duan gjigantët e Premierligës

Atletico Madridi është i gatshëm ta shesë Joao Felixin.

Ylli portugez nuk e tregoi veten sa duhet në “Wanda Metropolitano” dhe “Los Colchoneros” do t’i dëgjojnë ofertat për të gjatë këtij muaji.

Sipas mediumit britanik “The Athletic”, interesim për futbollistin ofanziv kanë shfaqur gjigantët anglezë, Manxhester United, Chelsea e Arsenali.

E Atletico nga ana e tij i kërkon 21 milionë euro për dhënien në formë huazimi të lojtarit: 15 milionë çmimi i huazimit dhe 6 milionë për pagesën e një pjesë të rrogës.

Mbetet të shihet nëse ndonjëri prej klubeve të lartpërmendura do të jetë i gatshëm ta paguajë këtë shumë në afatin kalimtar të janarit, e për ta blerë më pas kartonin e tij përfundimisht në verën që vjen.