Mykhaylo Mudryk është duke e kërkuar me ngulm kalimin te Arsenali dhe tashmë e ka dëshmuar me veprimin e fundit.
Lojtari ka shtuar më shumë zërat për kalimin në Emirates, pasi ka shpërndarë një foto që ka të bëjë me Topçinjtë në Instagramin e tij.
Arsenali po luante kundër West Hamit në shtëpi mbrëmë, ndërsa Mudryk ishte duke e shikuar ndeshjen.
Ai postoi një foto në llogarinë e tij në Instagram, kur rezultati i ndeshjes ishte 2-1, e që kjo është bërë menjëherë virale në Twitter.
Arsenali ka dërguar tashmë ofertë zyrtare deri në 60 milionë euro për të te Shakhtar Donetsk, mirëpo është refuzuar.
Klubi ukrainas i ka bërë me dije The Gunners se duhet të ofrojnë 100 milionë euro nëse i duan shërbimet e tij.