Kombëtarja braziliane pas Jose Mourinhos.
Sipas ‘Reppublica’, Brazili mendon për Mourinhon si një trajner të mundshëm, përcjell lajmi.net.
Pas largimit të Tite pas humbjes në çerekfinale të Botërorit, CBF është në kërkim të një zëvendësuesi. Kjo gazetë italiane thekson se Federata kishte kontaktuar tashmë me Jorge Mendes për të pyetur për disponueshmërinë e ‘Special One’.
Mourinho është ndër opsionet edhe për Portugalinë, e cila pasi u eliminua në çerekfinale ndaj Marokut, vendosi t’i japë fund fazës së Fernando Santos në krye të kombëtares.