Shkruan: Medai Shaholli
Pas vizitës së kryeministrit grek Micotaqis në Himarë, ku ai dha mesazhin e ‘vetëvendosjes së popullit grek dhe Himarën si tokë greke’.
Në këtë invazion të heshtur grek merr pjesë duke bërë ‘sefa’ dhe kryeministri ynë rrufjan Edvin cincari, (arumun) ku para syve të tij shovinisti grek Kyriakos ka ‘shpallur’ Himarën zonë të minoritetit grek si plasdarmi i ri i nisjes së ofenzivës greke drejt vijës së Teodosit ( deri në lumin shkumbin).
Ky është ‘Kingu’ Edvin batërdia dhe batakçiu, që për shumë shqiptarë shihet si diplomat i zoti, orator dhe lider botëror ndërsa në praktikë është një skuth dhe një rrufjan që ka lëshuar pe ndaj çdo kërkese dhe shantazhi grek brenda Shqipërisë.
Ky është ‘Kingu’ që i feksi ylli polar në rrugëtimin e tij të gjatë në politikë, ku pasi mori pushtetin lejoi kryepeshkopin Janullatos [kolonel i ASFALI-së greke që nuk është tjetër veçse shërbimi sekret grek] të vazhdonte misionin e tij të greqizimit të kishave shqiptare duke kënduar lutjet dhe liturgjinë kishtare në greqisht.
Kisha greke ka dekoruar kryeministrin Edvin Rama me urdhërin e kryqit të artë për shërbim të interesave greke në Shqipëri (dëshmi e këtij dekorimi është videoja me zë dhe me figurë e shpërndarë në rrjetet sociale si argument i tradhtisë së lartë kombëtare kur Edvin batërdia dekorohet me kryqin e artë për shërbime të veçanta).
Kur jemi te reciprociteti i marrëdhënieve fqinjësore shtrohet natyrshëm pyetja se përse nuk guxon ta vizitoj Çamërinë cincari ynë ashtu siç vizitojnë grekët jugun e Shqipërisë?
Nuk e lënë grekët, Soros apo dikush tjetër më i fuqishëm?
Përse Kignu Edvin nuk e viziton dot Preshevën ku të kërkoj nga autoritetet serbe atje përdorimin e lirë të flamurit kombëtar? Nuk e lejon vëllami Vuçko apo nuk do vet?
Përse nuk e viziton dot Ulqinin ‘Kingu’ ynë?
Nuk e lejon ‘crnogorci’ Abazoviq apo nuk do vet?
Dhe lista e ‘pseve’ nuk ka fund sepse cincari ynë Edvin batërdia është i lig vet ndaj çështjes shqiptare, prandaj është dhe kaq moskokëçarës në këtë drejtim.
Ndaj, në gjithë këtë maskaradë politike cincarit Edvin i intereson vetëm paraja dhe pushteti absolut, ndërsa përgjegjësia dhe respektimi i kushtetutës, ku ai ka kaluar vijën e kuqe me mijëra herë nuk i bënë më përshtypje shkelja e shumëfishtë e saj pasi ka kapur frerët e pushtetit si despot i rrallë në historinë e pluralizmit.